jose-mourinho
16:48, 11 Janar 2017

Jose Mourinho ka kërkuar atmosferë më të mirë në Old Trafford, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në mes ekipit të tij dhe Liverpool’it.

Ai nuk është ndarë i kënaqur me ndeshjen kundër Hull City dhe ka thënë se edhe lojtarët, e edhe tifozët nëpër tribuna mund të bëjnë punë më të mirë.

Dhe me Liverpool’in që do të arrijë në Old Trafford të dielën, Mou ka kërkuar atmosferë më të zjarrtë në mesin e turmës.

“Isha i zhgënjyer po. Hull ishin shumë mirë të organizuar, më mirë se që e prisja, dhe për ne s’ishte e lehtë”, ka thënë Mou për Sky Sports, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj që në pjesën e parë të lojës lojtarët duhet të jenë më të mirë, unë duhet të jem më i mirë, dhe sigurisht, fansat duhet të jenë më të mirë. Stadiumi të dielën, duhet të jetë më i mirë”, ka thënë ai.

 

 

Interesante