Moska e gatshme ta mbështes Republikën Serbe rreth çështjes së statusit NULL NULL 14.08.2018 08:57 14.08.2018 08:57 Moska është e gatshme për të mbështetur Republikën Serbe që të hap çështjen e pavarësisë së saj, veçanërisht në kontekstin e negociatave për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës e cila do të intensifikohet në shtator. Këtë mesazh, presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, siç raporton gazeta “Veçernje Novosti” do të duhej t`ia dërgonte ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili më 16 dhe 17 shtator do të vizitojë Sarajevën dhe Banja Llukën, transmeton Klan Kosova. Sipas informacioneve të kësaj gazete, Moska tashmë përmes kanaleve jozyrtare edhe Beogradit dhe Banja Llukës iu ka dërguar sinjal se me vëmendje të madhe e ka marrë qëndrimin e fortë të Dodik se nëse Prishtina e fiton një ulëse në Kombet e Bashkuara ose një marrëveshje rreth Kosovës do të dhe Republika Serbe të nis rrugën për Vetëvendosje. Vizita e kryediplomatit rus në Banja Llukë vjen një ditë pas takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 15 shtator, me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë temë qendrore në Kremlin,transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024