Moshatarët që nuk duken të tillë NULL NULL 24.01.2016 22:20 24.01.2016 22:20 Ju sjellim një listë me të famshmit që duken se kanë vite diferencë mes vete, por kanë lindur vetëm disa muaj para njëri tjetrit. Këngëtarja Miley Cyrus dhe modelja Kate Upton janë moshatare. Këto dy femra të njohura të showbizit janë vetëm 22 vjeçare, transmeton Klan Kosova. Ata që nuk duken ta kenë moshën aspak të njejtë janë aktorët Jared Leto dhe Martin Freeman, pasi Jared nuk duket fare si 43 vjeçar. Aktori 33 vjeçar Eddie Redmayne duket shumë më i ri se moshatarja e tij Britney Spears, e cila ka qenë prezente në media me dekada. Mosha 20 vjeçare i ka hije modeles Gigi Hadid, me grim të thjeshtë dhe flokët natyrale. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për moshataren e saj Courtney Stodden, e cila duket shumë më e vjetër me grim të tepruar në fytyrë dhe flokë të ngjyrosur. Të dyja janë 17 vjeçare, por Elle Fanning duket jashtëzakonisht më e re se Kylie Jenner, me grim të njomë dhe flokët natyral të pa ngjyrosur. Ndërsa për Kylie shumë lehtë mund të thuhet se është në fund të viteve të 20-ta./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.