Mos lëpini tasin e përzierjeve të ushqimeve! NULL NULL 11.12.2017 11:00 11.12.2017 11:00 Është një trajtim që shumë fëmijë gëzojnë gjatë pjekjes me prindërit e tyre. Por, lëpirja e tasit të përzierjes mund të mos jetë e sigurt, në fund të fundit, sipas rregullatorëve të sigurisë ushqimore, transmeton Klan Kosova. Kjo nuk është për shkak të vezëve të papërpunuara në përzierje – por miellit të papërpunuar. Paralajmërimi vjen pasi një shpërthimi të sëmundjes së Escherichia coli, virus ky i lidhur me një grumbull mielli në SHBA. Tani Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar ka përsëritur paralajmërimin e qeverisë amerikane për miellin e papërpunuar, duke përmendur shpërthimet e helmimit me ushqim të shkaktuara nga salmonella dhe Escherichia Coli, në vende të tjera si arsye për ta shmangur atë. Udhëzimi i ri ka gjasa të vijë si një goditje e freskët për gatuesit vetëm disa muaj pasi FSA përfundimisht ngriti një paralajmërim shëndetësor mbi vezët e papërpunuara që ishte në vend për pothuajse 40 vjet. “Ne këshillojmë që njerëzit të mos hanë brumë të papërpunuar gjatë përgatitjes nëse udhëzimet e prodhuesit thonë se është e sigurt për ta bërë këtë, sepse brumi nuk është i planifikuar për ta ngrënë në atë gjendje dhe disa përbërës nuk mund të jenë të sigurt për të ngrënë pa e gatuar”. ”Është gjithmonë e këshillueshme që të ndiqni udhëzimet e prodhuesit kur përdoren përbërësit e ushqimit”, thuhet tutje në njoftimin e FSA-së, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë