14:00, 18 Qershor 2017

Pavarwsisht se mëngjesi është vakti më i rekomandueshëm për të ngrënë, shumë shpesh bëhet e pamundur për shkak të kohës, apo shkaqeve të tjera.

Dhe për të mos humbur këtë vakt zgjedhim të hamë një frut si bananja e cila njihet si një burim energjie për trupin, por si duket jemi gabuar shumë.

Sipas dietologëve kjo nuk është aspak një zgjedhje e mire por përkundrazi, më e keqja për në mëngjes.

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë.

Po ashtu, krijojnë probleme me sistemin tretës, shkruan albeu. Nëse doni t’i konsumoni patjetër në mëngjes, atëherë është mirë të shoqërohen me një vakt tjetër të shëndetshëm.

Interesante