20:00, 20 Prill 2017

Të konsumosh fruta dhe perime në bazë ditore është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.

Por megjithatë janë disa kombinime që nuk duhet të eksperimentoni, si p.sh të kombinoni dy frute ose perime dhe t’i hani në të njejtën kohë.

Jo vetëm se kombinimi i frutave dhe perimeve mund të jetë jo i shëndetshëm por mund të jetë edhe fatale për shëndetin tuaj, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa kombinime që nuk duhet t’i përzieni:

Bananja dhe pudingu

Ky kombinim është jo vetëm i vështirë jo vetëm për shkak të tretjes por edhe se ngadalëson mendjen tuaj. Poashtu ky kombinim stimulon edhe prodhimin e  toksinave dhe mund të jetë shumë e dëmshme për foshnjet.

Karrotat dhe portokajt

Karrota dhe portokalli është një kombinim shumë i shpeshtë që pothuajse të gjithë ne e bëjmë. Por ky kombinim nuk është shumë i preferuar sepse mund të shkaktojë thartirë të lukthit. Madje ky kombinim thuhet se mund të dëmtojë edhe veshkat.

Qumështi dhe ananasi

Nëse qumështi dhe ananasi kombinohen së bashku, mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje barku, trullosje, infeksione, diarre dhe probleme tjera që mund të jenë më shumë të dëmshme për foshnjet.

Limoni dhe papaja

Ky kombinim mund të rezultojë me anemi dhe me çrregullimin e nivelit të homoglobinës. Evitojeni këtë kombinim.

Qumështi dhe portokalli

Nëse jeni nga ata persona që e konsumoni këtë përzierje, atëherë stomaku juaj do të ketë probleme me tretjen.

Frutat dhe perimet

Mos i konsumoni asnjëherë frutat dhe perimet së bashku. Frutat janë me shumë sheqer dhe janë të vështira për tu tretur, duke bërë kështu që të keni dhimbje stomaku për kohë të gjatë. Kombinimi i frutave me perime vetëm përkeqëson situatat dhe bën që të keni dhimbje koke, diarre, infeksione dhe dhimbje stomaku.

Mbani mend se frutat mund të kombinohen vetëm me frutat.

Interesante