Mos e pini ujin që ka ndenjur gjatë në shishe në makinë NULL NULL 23.03.2017 17:00 23.03.2017 17:00 Ardhja e pranverës dhe rikthimi i temperaturave të ngrohta kanë rritur ndjeshëm nevojën për të pirë sa më shumë ujë. Duke qenë se gati 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, është shumë e nevojshme ta mbani atë të hidratuar në mënyrë që të ruani ekuilibrin e organizmit, eleminoni toksinat si dhe të keni një metabolizëm aktiv. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbajnë në makinat e tyre vazhdimisht një ose më shumë shishe me ujë. Por sa i sigurt është ky ujë dhe a duhet pirë ai? Sipas një studimi të bërë nga University of Florida, kur temperatura e jashtme është 22 gradë Celcius, temperatura e brendshme makinës shkon 40 gradë brenda një ore. Në këto rrethana, në shishe do të krijohet një komponent kimik i quajtur bisphenol-A(BPA). Ky komponet riaktivizon dioksidin e karbonit, i cili fillon të përzihet me ujin duke ulur PH-në e tij dhe duke i dhënë një shije jo të mirë. BPA provokon të vjella, diarre, ndjesi lodhjeje dhe probleme me ekuilibrin. Gjithashtu duhet thënë se shishja plastike bëhet akoma më e dëmshme pas pasi ka ndenjur 3-4 orë në nxehtësi. Duhet të dini se shishet plastike janë planifikuar të përdoren vetëm një herë dhe jo të rimbushen herë pas here. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 20 orë më parë