18:20, 12 Tetor 2018

Ish trajneri i futbollit, tashmë drejtori sportive i klubit Prishtinë, Arbnor Morina ka cilësuar si të mirë lojën e Kosovës në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj Maltës.

‘Ka qenë një lojë mjaft kompakte’, tha Morina në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Mirëpo ai tha se disa nga gabimet e bëra të enjten nuk duhet të përsëriten në të ardhmen.
‘Në disa momente kemi dalë në fazën e sulmit por në disa momente edhe 6 futbollistë që kanë luftuar me një kundërshtarë, momente të cilat ndodhin në lojë, por duhet të koncentrohemi më shumë’.

Morina shprehet se djelmoshat e Bernard Challendes nuk duhet të entuziasmohen me faktin se kryesojnë në grupin D3.

‘Shumë mirë, kjo tabelë tregon që është mirë por duhet ta mbajmë këtë renditje deri në fund. E kemi edhe një takim. Do të ballafaqohemi me grupe shumë të më të forta se këto. Ka pasur momente të mira por edhe momente të cilat janë për t’u përmirësuar’.
‘Morali dhe këmbëngulja sollën deri aty që përmbysën atë rezultat edhe pse ka mundur të jetë rezultat më i thellë’.