Morina: Demarkacioni duhet të procedohet në Kuvend NULL NULL 25.04.2017 18:22 25.04.2017 18:22 Analisti politik Bajrush Morina, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave të Kosovës, do të vie nëse Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi procedohet në Kuvend. Në debatin televiz në Info Magazine të Klan Kosovës, Morina tha se Demarkacioni është me të vërtetë kusht kryesor nga Bashkimi Europian, për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës. Veç tjerash analisti Morina tha se nëse Demarkacioni nuk procedohet në Kuvend, Kosova do të vazhdojë të mbetet e vetmja vrimë e zezë e izoluar ku ata që do të pësojnë janë qytetarët, njofton Klan Kosova. ”Ka një kontraditë në fakt kërkesa e Bashkimit Europian për procedimin e Demarkacionit nuk është dicka e re. Të gjithë e kanë përsëritur që Demarkacioni është kushti për riblearizimin e vizave”. ”Kryeministri duket se nuk e ka bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë të tillë. Çështja e Demarkacionit të mos lihet anash, por që në interes të qytetarëve të Kosovës, për të mos mbajtur vendin të izoluar duhet të procedohet në Kosovë”. ”Ka mbetur me të vërtetë një vrimë e zezë, Kosova, si i vetmi vend i izoluar në Europë. Prej tyre as 10% e qytetarëve nuk do t’ja mësyenin Europës”. ”Nuk besoj që Spanja nuk do na njeh për vitet e ardhshme. Është përgjegjësia e Brukselit për lëvizjen e lirshme të qytetarëve”. ”Brukseli duhet të pritet edhe 10 vjet që të bindet Spanja për të na njohur”. ”Nëse ne nuk e kryejmë këtë detyrë atëherë nuk kemi cka të kërkojmë liberalizim nga Brukseli”. ”Nuk thonë ata kryeni procesin në qershor, në shtator e keni vizat”. ”Ata kanë thënë përfundone Demarkacionin në Kuvend e më pas do dihet se kur do jipet drita e gjelbër për qytetarët”. ”Është obligim i yni dhe pa e kryer këtë obligim nuk e di pse Institucionet e vendit kërkojnë që të jemi të lirë”. ”Procedimi i Demarakcionit duhet të ndodhë në Kuvend, a kalon apo jo, do të jetë përgjegjësi e deputetëve të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë