Morgam Freeman akuzohet për ngacmim seksual NULL NULL 18.01.2019 16:17 18.01.2019 16:17 Në valën e akuzave për ngacmime seksuale në radhët e Hollivudit, një tjetër emër i njohur është “njollosur” dhe ne thjesht nuk e besojmë dot. Aktori Morgan Freeman akuzohet për ngacmim seksual të mbesës së ndjerë, të gruas së tij të parë Jeanette Adair Bradshaw. Gjatë gjyqit që u mbajt ndaj vrasësit të mbesës E’Dena Hines, Lamar Davenport, nëna e viktimës akuzoi aktorin e famshëm të Hollivudit se ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe fajësoi atë për vdekjen e saj. Lamar Davenport, 33 vjeç, është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet mbikëqyrje pas lirimit, pasi qëlloi disa herë me thikë për vdekje partneren e tij Hines, nën efektin e drogës. Ndërkohë që gjyqi mbahej për vrasësin e vërtetë të së bijës, Lamar, i cili e qëlloi 25 herë të dashurën e tij në 2015-n, nëna e viktimës shpërtheu në të qara dhe fajësoi aktorin, shkruan lapsi.al Dëshmitarët thanë në atë kohë se ai thërriste “të dua” ndërkohë që e qëllonte, por pak orë pas sulmit, pasi i bënë qetësues, u zgjua i tmerruar për krimin e llahtarshëm që kishte bërë. Freeman, 80 vjeç, gjithmonë i ka mohuar akuzat në lidhje me marrëdhënien e tij me mbesën e gruas. Edhe 33-vjeçarja E’Dena Hines ka treguar para se të ndërronte jetë se e donte Freeman si një gjysh. Ata kishin një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin, ndoshta edhe për faktin se Hines ishte aktore dhe e shoqëronte në shumë evente Freeman-in. Ky i fundit madje i paguante apartamentin asaj ku jetonte me të dashurin që i mori jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.