Morata kalon tek Atletiko Madrid? NULL NULL 22.01.2019 18:30 22.01.2019 18:30 Sulmuesi spanjoll është vetëm një hap larg Atleticos së Madridit. Lajmin për transferimin e tij nga Chelsea të “Los Colchoneros” e përditshmja spanjolle Marca, që në faqen e parë shkruan: “Morata është i Atleticos”. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve. Morata ka kaluar një periudhë të vështirë, e karakterizuar nga paraqitje të zbehta në fushën e gjelbërt dhe nga kritikat e stafit të bluve të Londrës. Thyerja përfundimtare erdhi pas fjalëve shpotitëse të Zolas në drejtim të sulmuesit, që nuk po arrinte të shënonte në vazhdimësi. Për këtë arsye, ish-futbollisti i Realit dhe Juventusit vendosi të jetë pjesë e Atleticos, edhe pse në garë për të ishin edhe Barcelona me Sevillan, përcjellë Klan Kosova Për Moratan bëhet fjalë për një rikthim në La Liga, e pikërisht në Madrid tek Atletico, ku më parë ka luajtur në skuadrat zinxhir, para se të bëhej pjesë e Realit B. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days