22:30, 12 Korrik 2018

Ishin në epërsi deri në minutën e 68-të, por anglezët dështuan ta arrijnë finalen e dytë në histori të Kupës së Botës, pasi që Kroacia u rikthye për ta fituar ndeshjen, 2:1 në vazhdime.

Ndërkaq, një nga heronjtë e pazakontë të këtij Botërori, Gareth Southgate, mbeti në stadiumin “Luzhniki” edhe kur ky vend u zbraz nga dhjetëra mijëra vetë që kishin qenë të pranishëm.

Foto-reporterët madje shkrepën disa fotografi pikëlluese, ku ai shihet duke u përqafuar dhe ngushëlluar nga bashkëshortja e tij, Alison Southgate.