21:34, 19 Maj 2017

Sekretari organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se ata kanë pasur negociata vetëm me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Por që Molliqaj ka thënë se me asnjë subjekt tjetër politik nuk kanë bërë bisedime.

“Me LDK-në s’kemi pasur fare kurrfarë negociatash. Është e pavërtetë, s’kam pasur kontakt me Kujtim Shalën”, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

Vetëvendosje, ka thënë Molliqaj, e pati pranuar krejt marrëveshjen tek koalicioni i vitit 2014 – VLAN-i, vetëm për koncept të ndryshimeve dhe sipas tij në këtë kuptim kjo lëvizje s’ka vendos kushte për pozita.

“Ne besojmë që për tu prirë ndryshimeve duhet të jetë dikush që përfaqëson më së miri konceptet e Vetëvendosje. Ne nuk po themi që jemi ekskluziv por Vetëvendosje nuk është provuar në nivel qendror”, ka thënë Molliqaj në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.

“S’mund të lëmë dikë si Haradinaj ishte kundër PDK-së e Veselit. Gjuajtëm gaz lotsjellës dhe brenda natës shkoi në PDK nuk mundem të besoj dhe s’mund të thërrasë qytetarët që prijës i ndryshimeve mund të jetë Haradinaj, e njëjtë as Pacolli”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk shohin diçka ndryshe edhe te i dominuari i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Pazaret e tyre janë bërë si pazare në momentin kur e kanë kuptuar që nuk mund të fitojnë”.

“PDK kur e ka kuptuar që me Fillimin e ri e me hajnat e vjetër s’mund të fitojnë”, ka shtuar ai.

Interesante