Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Molliqaj: Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar

NULL NULL
13.02.2018 23:53

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Daran Molliqaj, ka vlerësuar se largimi nga vlerat kombëtare dhe distancimi nga Shqipëria na ofron me Serbinë.

Këto komente ai i bëri pas largimit të flamurit kombëtar tek rrethi.

Ai shtoi se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për largimin e flamujve të Serbisë përerisa iu referua si “qeveri e territ”.

Më poshtë është postimi i plotë i tij.

Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar.Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u afruar me Shqipërinë.
Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.