Molliqaj: Patëm ofertë nga LDK, na thanë të mos i kritikojmë në fushatë NULL NULL 19.05.2017 21:51 19.05.2017 21:51 Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje ka mohuar të kenë pasur negociata për koalicion me LDK-në. Por ai ka thënë se kanë pasur një ofertë nga partia e drejtuar nga Isa Mustafa, njofton Klan Kosova. “Nuk ka pasur takim për koalicion me LDK-në, ka pasur ftesa dhe ne në fund kemi marrë vendim dhe kemi i ftuar në takim dhe kur ka ardhur në takim Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri, kërkesa e tyre ishte a mund të mos kritikohemi në fushatë”, ka thënë Molliqaj. “Strategjia e LDK-së prej momentit që e kanë marrë veshë se po rrëzohet Qeveria ka qenë qysh ta shpëtojnë vendin e dytë mundësisht, jo të parin”, ka pohuar Molliqaj në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova. Sipas tij koalicioni i LDK-së me AKR-në ka qenë jo të synohet vendi i parë në zgjedhje por mundësisht mos të dalë në vendin e tretë. “S’ka moment perfekt për asgjë, as për zgjedhje. Dinamikat që janë zhvilluar në këtë mandat, kanë krijuar mundësi që Vetëvendosje jetë e organizuar dhe dinamike”. “Zgjedhjet e parakohshme kërkohen qe dy vjet në vazhdimësi, ka qenë më lehtë me qenë gati për zgjedhje”, ka thënë Molliqaj. Molliqaj ka thënë se presin dalje më të madhe të qytetarëve në zgjedhje sesa zakonisht. “Ka lëvizje të votuesit, anti-sistem dhe po vërehet nga Amerika, Britania, Franca e ngado dhe unë e ndjej këtë potencial edhe në Kosovë. Partitë e mëdha që ishin deri dej mendojnë se votuesi sillet njëjtë”, ka theksuar ai. Ai ka treguar se kanë provuar të bëjnë bashkëpunim me AKR që ta vulosin fitoren. “S’kemi partner të natyrshëm në Kosovë se i vetmi subjekt social-demokrat është NISMA që ishte në koalicion me AAK, përfundoi tek PDK pra një satelit i këputur që po kthehet në gjenezë”, ka pohuar ai ndër të tjera. “Votuesi jonë dhe i AKR është përshtatur më shumë”. Sipas tij pas marrëveshjes së AKR-së me LDK-së, votuesi do ta ndëshkoja partinë e Behgjet Pacollit. “Pasi është kryer afati i koalicioneve, LDK pretendoi ta shpëtojë veten në opinion publik dhe krejt lajmet në opinion janë si rezultat i presionit dhe që tu thuhet qytetarëve që ata po duan të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen. “Nuk shpëton LDK-ja, LDK ka humb në momentin kur ka shkuar me PDK-në”, “LDK nuk dëshiron të mbetet jashtë Qeverisë”, ka thënë Molliqaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë