22:32, 19 Maj 2017

Sekretari Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se të dyja grupimet e koalicioneve parazgjedhore janë humbës.

“Nëse janë të sigurt që fitojnë pse bënë koalicione. Kur e kanë bërë koalicionin ka dalë Enver Hoxhaj ka treguar thua se ka vdekur dikush”.

“Haradinaj u zhduk, ashtu si edhe Mustafa. Ata po e kuptojnë se e kanë vulosur humbjen. Fituesi i përcakton rregullat e lojës dhe e bën ndryshimin”.

Molliqaj që është i ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se “PDK-AAK e NISMA duhet të shkojnë në opozitë”.

“Ndërsa me koalicionin tjetër e kemi pak më lehtë, pasi ka një dorëheqje të Isa Mustafës. Ai kur të del i treti do të largohet edhe nga pozita e kryetarit të LDK-së dhe del në pension”.

“Është më lehtë të gjendet partneritet me ta. Nuk them se kurrë me PDK, por tash për tash duhet të shkojë në opozitë”.

Interesante