21:58, 19 Maj 2017

Sekretari organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se pjesa kryesore e programit të tyre qeveris është ndarë për ekonominë.

Ai ka thënë se ekskluziviteti i shpalosjes së programit i takon të nominuarit të tyre për kryeministër – Albin Kurtit.

“Programi do të jete më shifra për vende të punës dhe i kisha ftuar qytetarët që të jenë kurioz sepse do të jetë ndryshe dhe i qartë”, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

“Programi do të jetë i kuptueshëm për të gjithë, do të jetë befasi me mekanizmat që do të sjellin ndryshim”.

Më tej ka shtuar se prioritet i tyre, është që hajnat siç ka thënë Molliqaj të shkojnë në burg.

“Hajnat duhet të shkojnë në burg dhe kjo është prioritet”, ka thënë Molliqaj në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.

“Po flasim për krime të larta, konfiskim të pasurisë, Vetëvendosje s’ka konsideratë për këtë punë”, ka shtuar ai.

“Populli i çon në shpi, neve na qon në qeveri, sistemi i drejtësisë më pas i dërgon në burg”, ka vazhduar ai.

“Këtyre u dhimbset vetëm pozita por edhe e dinë se përfundojnë në burg”, ka përfunduar ai.

Interesante