13:30, 7 Shtator 2018

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka folur për takimet e ndara që pati sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në kontekstin e dialogout të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, unë prita sot Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq  dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel”.

“Kam mbajtur disa raunde bisedimesh në formatin bilateral  për të gjitha çështjet në tryezë. Vështirësitë mbeten. Unë besoj në përkushtimin e plotë të të dy Presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Sipas saj, raundi i ri i dialogut i nivelit të lartë do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji.

” Unë do të mbledh në Bruksel sesionin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut para Javës Ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (që mbahet më 18 shtator) për t’i bërë bashkë të palët për të çuar përpara punën në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e saj, transmeton Klan Kosova.