Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet NULL NULL 25.04.2018 14:25 25.04.2018 14:25 Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se marrëveshja aktuale bërthamore me Iranin po funksionon dhe se ajo “duhet të ruhet”. Komentet e saj vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për marrëveshje të re me Teheranin. Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Por, Trump ka kërcënuar se do të tërhiqet nga ajo, nëse Republika Islamike nuk heq dorë edhe nga programi me raketa balistike deri më 12 maj. Në takim me Macronin në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi marrëveshjen si “të çmendur”, ndërsa Macron tha se dëshiron të punojë për një marrëveshje të re. Mogherini, e cila e ka mbrojtur me vendosmëri marrëveshjen, tha se ajo po funksionon dhe se është “thelbësore për sigurinë evropiane”. “Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të shohim në të ardhmen. Por, tani ekziston një marrëveshje, po funksionon dhe ajo duhet të ruhet”, tha Mogherini. Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori Kapiti ia kujton Daçiqit vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 3 minuta më parë
Lajme Vdesin 45 persona pasi autobusi humbi kontrollin në Afrikën e Jugut, shpëtoi vetëm një vajzë 8-vjeçe 7 minuta më parë