20:32, 11 Janar 2019

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionari Johannes Hahn kanë përshëndetur ndryshimet kushtetuese të votuara sot në Parlamentin maqedonas.

Zyrtarët e lartë të BE-së kanë thënë se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës, njofton Klan Kosova.

“Udhëheqësit politikë dhe qytetarët njësoj kanë treguar vendosmërinë e tyre për të kapur këtë mundësi unike dhe historike në zgjidhjen e një prej mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri të ecin përpara në rrugën e Bashkimit Evropian”, thuhet në fjalën përshëndetëse të zyrtarëve të BE-së.

“BE e mbështet fuqimisht këtë marrëveshje e cila përcakton një shembull pajtimi për rajonin dhe Evropën si një e tërë”.

klankosova.tv