Mogherini dhe Bërnabiq: Paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë NULL NULL 19.04.2018 23:23 19.04.2018 23:23 Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, ka qëndruar në Serbi, ku është pritur përveç presidentit, Aleksandër Vuçiq edhe nga kryeministrja Ana Bërnabiq. Ato pajtuar që ruajtja e paqes dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë shkruan Informer, përcjell Klan Kosova. Mogherini dhe Bërnabiq kanë thënë se është shumë me rëndësi që të vazhdojë dialogu Prishtinë – Beograd. Bërnabiq i ka thënë Mogherinit se pavarësisht se Raporti i Progresit ka gjetur se ka përparime, duhet ende punë dhe përpjekje, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe lirinë e mediave. Ndërsa, Mogherini, ka theksuar se kryesimi i Presidencës së BE-së nga Bullgaria është shumë me rëndësi për situatën dhe mundësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 3 minuta më parë