Mlladiq: Ka përfunduar veç pjesa e parë NULL NULL 23.11.2017 10:45 23.11.2017 10:45 Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka dënuar të mërkurën ish gjeneralin serb, Marko Mlladiq me burg të përjetshëm. Dikur afër mesnate, Mlladiq ka thënë disa fjalë, përveç kundërshtisë që bëri gjatë seancës duke ofenduar gjyqtarët dhe gjykatën, përcjellë Klan Kosova. Ai përmes të birit Darko Mlladiq ka thënë se do të luftojë për të zbuluar të vërtetën rreth luftës së serbëve. “Është kryer vetëm pjesa e parë”. “Do të luftojë për të shfuqizuar këto gënjeshtra të imponuara dhe për të zbuluar të vërtetën e luftës së serbëve”, ka përcjellë fjalët e Mlladiq i biri i tij. “Është kryer vetëm pjesa e parë”, ka ripërsëritur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 13 minuta më parë