12:22, 7 Gusht 2018

Gjatë vizitës në Qendrën Kinematografike  të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri të ditur se kjo ministri ka vendosur që ta rris 100% buxhetin për qendrën e filmit.

Sipas ministrit, ky vendim ka ardhur si rezultat i punës së madhe dhe sukseseve të arritura ndërkombëtarisht të filmave kosovarë.

“ Siç dihet kjo qendër ka pasur buxhet 600 mijë euro për mbështetjen e filmave dhe ne kemi vendosë që këtë buxhet ta rrisim për 100% dhe QKK-ja do ta ketë buxhetin për filma 1 milion e 200 mijë kurse në total buxheti do të jete 1 milion e 400 mijë euro për shkak të punës së madhe që po ndodh në këtë qendër filmi, për shkak të angazhimit të madh dhe për shkak të çmimeve dhe rezultateve që kanë pasur filmat tanë, veçanërisht filmi “Shok” pastaj “Babai”, “Martesa” e shumë filma të tjerë”, tha ai, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Gashi theksoi se me rritjen e buxhetit do të mundësohet financimi i 28 filmave.