Armeni i tregoi bashkëlojtarit të tij një pjesë të trajtimit që merr në atdhe, në udhëtimin për ndeshje të Ligës së Europës

18:04, 7 Dhjetor 2017

Henrikh Mkhitaryan ka treguar si ia ka bërë të qartë Zlatan Ibrahimoviq se ai nuk është i vetmi ‘Zot’ në Old Trafford.

Sulmuesi suedez i United është i njohur për epitetet që i jep vetes, një ndër të cilët edhe lider shpirtëror në futboll.

Por Mkhitaryan, që trajtohet si hero kombëtar në Armeni, ia ka dëshmuar Ibrahimoviq se nuk është i vetmi që trajtohet ndryshe.

“Të gjithë e dinë se Ibrahimoviq e sheh veten si Zot. Por kur arritëm në Rostov i thashë: ‘E sheh kush është Zoti i vërtetë?'”.

“Po tallem. Por në pritje kishte shumë armenë që thërrisnin emrin tim. Kështu ai e kuptoi se ka një tjetër Zot- unë!”.

Interesante