Mjeti që bllokon valët Wi-Fi, për t’iu përkushtuar familjes (VIDEO) NULL NULL 04.08.2015 11:01 04.08.2015 11:01 Vakti i darkës është koha kur mblidhen rreth tavolinës të gjithë pjesëtarët e familjes dhe bisedojnë me njëri-tjetrin se si ia kanë kaluar gjatë ditës. Teknologjia, nga ana tjetër, ka arritur të vjedhë edhe këtë kohë familjare, pasi shumica e të rinjve sot preferojnë më shumë të përdorin telefonat e tyre inteligjentë sesa të flasin me pjesëtarët e familjes, njofton Krokodili.com Është gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem, që njerëzit të lënë mënjanë telefonat e tyre dhe t’i përkushtohen familjes. Kompania australiane Dolmoi ka krijuar një blues piperi që bllokon sinjalet Wi-Fi kur e përdorni atë në ushqim. Kjo pajisje bllokon sinjalet Wi-Fi për 30 minuta në të gjithë shtëpinë, kështu secili do të qëndrojë offline të paktën gjatë vaktit të darkës. Ja si funksionon pajisja “Pepper Hacker”: bluani piperin kur është koha për të ngrënë dhe të gjitha pajisjet elektronike do të fiken së bashku me sinjalet Wi-Fi për gjysmë ore. Kështu prindërit dhe fëmijët do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga pajisjet teknologjike. Për të ndezur telefonat inteligjentë dhe tabletët duhet të keni instaluar aplikacionin AirWatch, ndërsa pajisjet e tjera në mur ndizen vetë. Pajisja funksionin edhe si blues piperi për ushqimin. Në videon e mëposhtme mund të shihni se si funksionon kjo pajisje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.