Mjaltë me kanellë për shëndet më të mirë NULL NULL 14.01.2017 19:00 14.01.2017 19:00 Për shekuj me rradhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. E ashtquajtura mjekësi alternative ofron shumë zgjidhje që rezultojnë shumë më të suksesshme se trajtimi medicinal. Mjalti dhe kanella janë dy ndër produktet që kur bashkohen së bashku i sjell dobi të pafundme organizmit të njeriut dhe trajtojnë disa sëmundje. Alergjinë: Mjalti dhe kanella forcojnë veprimtarinë e sistemit imun duke e bërë më të fortë kundrejt baktereve dhe viruseve. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë. Të ftohurën : Mjalti dhe kanella kanë veti antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i tyre qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe kollën. Pengon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Kurse mjalti pengon oksidimin e enëve të gjakut. Të kombinuar së bashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës, shkruan Living. Artritin: Mjalti dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Përveç masazhimit, ju mund ta mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 24 orë më parë