17:15, 13 Gusht 2017

Në lagjen “Bair” në Mitrovicë, në orët e pasdites zjarri fillimisht ka kapluar një shtëpi private dhe më pas objektin e shkollës “Musa Hoti”, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni Zahiti, por ma dhënë detaje se cilat janë shkaqet e zjarrvënies.

Pasi zjarri ka kapluar objektin shkollor, tym i madh ka mbuluar Mitrovicën.

Si duket gjithçka atje, kur zjarrfikësit dhe qytetarë po mundohen ta shuajnë zjarrin, mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Interesante