Mitchell: SHBA dhe BE duan një Ballkan të reformuar në rrugën drejt BE-së NULL NULL 22.06.2018 15:28 22.06.2018 15:28 Interesi i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është Ballkani i reformuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell. Duke folur në selinë e Fondacionit Carnegie për Evropën në Bruksel mbi interesat e Amerikës dhe Evropës, ai theksoi se dëshiron që bota të mbetet e lirë, integriteti territorial i Evropës të mbetet i mbrojtur Rusia të përgjigjet për pushtimin e Ukrainës, që qytetet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës janë të mbrojtur nga sulmt terroriste, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.