Miratohet rendi i ditës për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive NULL NULL 23.11.2017 09:16 23.11.2017 09:16 Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e rendit të ditës për mbledhjen me Qeverinë shqiptare që do të mbahet më 27 dhe 28 nëntor në Korçë. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka treguar propozimin për rendin e ditës për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë. “Do jetë një marrëveshje nga zyra e kryeministrit, një nga ministria e Tregtisë, Ministria e Punëve të Jashtme 4 marrëveshje, një marrëveshje nga ajo e Integrimeve. Pritet që edhe një marrëveshje nga ministria e Diasporës edhe disa marrëveshje nga ministrit të tjera”. Ndërsa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka propozuar qe taksa për librat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë të hiqet, ngase sipas tij, kjo taks është hequr e kthyer brenda një periudhe të shkurtë. “Nuk është që ajo masë kontribuon në buxhetin e shtetit tonë. Jam i mendimit që ne të heqim TVSH për librin. Shqipëria nuk ka taks të librit. Ne e kemi hequr njëherë, por e kemi rivendos”. Hoxha pati edhe një propozim tjetër. “…dikur ka pasur lektor të gjuhës shqipe. Në këto 25 vjetët e fundit shumica e shteteve i kanë financa lektorët vet, e ne nuk kemi financuar asnjë as ne e as Shqipëria. Ky lektor duhet të vendoset ne universitet perëndimor e që financohet nga Kosova dhe Shqipëria. Në kohën që ne jetojmë interesi për gjuhën shqipe po bien. Shuma është e vogël më e vogël se rroga e profesorëve të universitetit të Prishtinës”. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se këtë propozim e mbështet ministria që drejton për duhet të procedohet në përputhje me legjislacioni në fuqi. “…çështja për librin është interes i yni si shtet është që të jetë sa më lirë në mënyrë që të rritet interesimi për leximin ne mund të marrim këtë çështje për heqjen e librit por kjo kërkon proces ndryshimin e legjislacionit përkatës. Është vendim që MF e mbështet por duhet procedohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Megjithatë qeveria ka aprovuar propozimin për heqjen e taksave për librat që vijnë nga Shqipëria. Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka folur për marrëveshjen që kjo ministri ka propozuar që arrihen me Shqipërinë. Marrëveshja ka sqaruar ai ka të bëjë më mësimin plotësues në diasporë. “…është një marrëveshje për mësimin plotësues dhe tashmë këto janë të dakorduara që të funksionoj përmes dy shteteve, një është me ministrinë e Arsimit dhe me ministrinë e kulturës për organizmin e qendrave kulturore në diasporë dhe një marrëveshje kornizë që i përmbyll këto marrëveshje”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 43 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë