12:35, 14 Qershor 2018

Është mbajtur takimi i 153-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në këtë takim KPK ka zgjedhur Valon Jupa, Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Përformaces së Prokurorisë, për një mandat tre vjeçar me mundësi vazhdimi, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, u miratua Kërkesa Buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019. Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.

Po sot, KPK ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.

KPK në këtë takim ka miratuar opinionin ligjor të Komisionit për Çështje Normative lidhur me pagesat në procedurën e ndërmjetësimit, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.​

Interesante