Minxhozi: Nexhmije Pagarusha, legjendë e këngës shqiptare NULL NULL 07.05.2017 12:54 07.05.2017 12:54 Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka uruar këngëtaren e njohur të muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha me rastin e 84 vjetorit të lindjes. Dedikimin e tij me rastin e ditëlindjes së bilbilit të këngës shqipe, Minxhozi e shoqëroi me një fotografi të përbashkët ku shihet se këngëtares i janë dhuruar dhe një tufë lulesh, njofton Klan Kosova. ”Gëzuar ditën e lindjes e madhërishmja Nexhmije Pagarusha. Legjendë e këngës shqiptare. Një zë unik, i ngrohtë dhe i dashur për të gjithë hapësirën shqiptare. Një tufë lule në shenjë respekti pakufi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë