14:09, 13 Shtator 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Duke e përgëzuar kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit gjatë mandatit të kaluar, ambasadori Minxhozi e uroi kreun e Kuvendit të Kosovës për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë. 

Veseli dhe Minxhozi diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, në interes reciprok dhe në funksion të rrugëtimit sa më të shpejt euro-atlantik të të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet respektive.

Interesante