18:30, 12 Tetor 2018

Studiuesit nga Akademia e Shkencës në Kinë kanë bërë të ditur se kanë zhvilluar minj bebe nga dy nëna dhe pa baba.

Një ndryshim substancial në inxhinieringun gjenetik mundësoi një gjë të tillë, kështu duke ndryshuar rregullat e riprodhimit.

Shkencëtaret kanë deklaruar se kafshët “bimaternal” (dy nënat) janë të shëndetshme dhe janë bërë me të vegjël.

Ndërsa, sa i përket minjve meshkuj eksperimenti nuk ka shkuar me sukses. Shkencëtarët kanë provuar të realizojnë lindje edhe me dy minj meshkuj, mirëpo të vegjlit kanë ndërruar jetë disa ditë pas lindjes.

Pup

Shkencëtarët janë munduar t’i përgjigjen pyetjes fundametale që lidhet me marrëdhëniet seksuale.

Gjitarët, duke na përfshirë edhe njerëzit, mund të bëjnë bebe vetëm përmes riprodhimin seksual – që nënkupton se nevojitet një vezë nga nëna dhe sperma nga babai.

Mirëpo, pjesa tjetër e botës nuk funksionon me rregulla të njëjta; disa peshq, zvarranikë, amfibë dhe zogj mund të bëhen me të vegjël vetë.

Si u realizua gjithë ky proces?

Sipas shkencëtarëve ishte më e lehtë me minjtë nëna. Hulumtuesit kanë marrë një vezë nga njëra dhe një qelizë speciale – qeliza staminale embrionale “haploid” – nga tjetra.

Të dyja përmbanin gjysmën e instruksioneve gjenetike apo ADN-së, mirëpo vetëm bashkimi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm.

Studiuesit kanë përdorë teknologjinë e quajtur editimi i gjeneve për të fshirë tre sete të instruksioneve gjenetike, në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme.

Sa i përket riprodhimit në mes të njëjtës gjini tek njerëzit, ende është një rrugë e gjatë. Sipas hulumtueses Teresa Holm, ka nevojë të tejkalohen shqetësime të rëndësishme etike dhe ato të sigurisë.