Ministrja Hoxha: Izolimit po i vjen fundi NULL NULL 24.02.2018 15:37 24.02.2018 15:37 Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, pas lajmit për arritjen e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, ka theksuar se “është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë”. Ministrja Hoxha ka theksuar se izolimit po i vjen fundi, njofton Klan Kosova. Ajo më tej ka shkruar se “me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 4 minuta më parë