” Ministria për Inovacion, avokate e ndërmarrësisë kosovare” NULL NULL 14.09.2017 13:10 14.09.2017 13:10 Krijimi i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është rezultat i Platformës së Qeverisë së Kosovës 2017-2021. Në një kumtesë të kësaj ministrie të re thuhet se ministri Besim Beqaj ka pranuar këtë detyrë me synim të zhvillimit ekonomik duke e fuqizuar rolin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në ekonomi. “Ndërmarrësia kosovare ka nevojë për të kombinuar njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset me qëllim të maksimizimit ekonomik të aktivitetit ndërmarrës. Inovacionet na paraqiten si teknologji të reja, si produkte të reja, si metoda të reja të prodhimit, metoda të reja të furnizimit, gjetjeve të tregjeve të reja, sisteme të reja organizative dhe prodhuese, etj. Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të punojë ngushtë me komunitetin e teknologjisë informative (ICT), me ndërmarrësit vendorë, me asociacionet e biznesit, me universitetet, me institutet hulumtuese, si dhe ekspertë të fushave relevante”. “Synimi themelor i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është të stimulojë aktivitetet inovative në Kosovë, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë efikase”. “Kjo ministri do jetë vendi i ballafaqimeve profesionale të ideve kreative dhe inovative me ndërmarrësinë kosovare, dhe njëkohësisht do shërbejë si avokat i ndërmarrësisë kosovare brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në një njoftim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024