11:28, 12 Korrik 2018

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 11 korrik 2018 janë furnizuar me Insulina të të gjitha llojeve Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ne 15 komuna.

Komunat QKMF-të e të cilave janë furnizuar me këtë datë janë Podujevë, Kastriot, Prishtinë, Malishevë, Prizren, Gjakovë, Viti, Novobërdë, Gjilan, Therandë, Vushtrri, Mamushë, Kaçanik, Dardanë dhe Drenas.

Kjo ministri gjithashtu ka njoftuar se QKMF-te të cilat pritet të pranojnë furnizimin me insulinë gjatë ditës së sotme jane; Rahovec, Ferizaj, Dragash, Fushë-Kosovë, Partesh, Hani i Elezit, Mitrovicë, Skenderaj, Deçan, Istog, Pejë, Junik, Brod, Klina, Graçanicë.

Institucionet të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë.

Interesante