Ministria e Punës: Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha NULL NULL 20.04.2018 21:43 20.04.2018 21:43 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar një video informuese për shmangien e rrezikut në ambientet e punës. Numri më i madh i rreziqeve në punë ka rezultuar të jetë rënia e punëtorëve nga lartësia. Prandaj, përmes kësaj videoje MPMS ka dhënë këshilla se si punëdhënësi duhet të krijojë një ambient të sigurtë për punëtorët. thuhet në njoftimin për media. Ministri, Skender Reçica thotë se siguria, shëndeti dhe marrëdhënia e rregullt në punë janë standarde që duhen respektuar sepse motovojnë punënjësit dhe zvogëlojnë aksidentet në vendet e punës. Prioritet i MPMS është parandalimi dhe eleminimi i aksidenteve në vendet e punës, thotë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024