17:59, 13 Qershor 2018

Suhejl Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni ka përshëndetur guximin e kryeministrit maqedon, Zoran Zaev për zgjidhjen e çështjes së emrit, njofton Klan Kosova.

“Shqiptarët e Maqedonisë kanë pritur një kohë të gjatë zgjidhjen së këtij ngërçi dhe besoj që për zgjidhjen e kontesteve të tilla nevojitet guxim”.

Fazliu në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se pas kësaj pret që Maqedonia të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s.

“Politikanët kanë treguar mençuri gjatë këtij procesi dhe shqiptarët presin me padurim që Maqedonia të bëhet së shpejti anëtare e NATO-s”.

 

Interesante