15:12, 9 Nëntor 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar me drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale.

Shala ka thënë se në mandatin e tij prioritet do ta ketë mbrojtjen e konsumatorit, njofton Klan Kosova.

“Bashkëpunimi më i madh ndërmjet inspektoreve komunal dhe atyre qendror është çelësi i arritjes së suksesit për mbrojtjen e konsumatorit”.

Inspektorë nga shumica e komunave shprehën kërkesat e tyre para ministrit dhe kërkuan bashkëpunim në zgjidhjen e tyre, njofton Klan Kosova.

Kryeinspektori i Mitrovicës, Blerim Hyseni, ngriti një shqetësim të bizneseve ne jug për shkak të konkurrencës së padrejtë nga pjesa veriore.

Lulzim Syla, kryeinspektori i MTI-së, tha se brenda muajit do të shkojë për vizitë në veri.

klankosova.tv