Ministri i Punëve të Brendshme viziton të aksidentuarit në QKUK NULL NULL 16.11.2018 21:42 16.11.2018 21:42 Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Me këtë rast, Mustafa ka shprehur ngushëllime për familjet e qytetarëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Ministri gjithshtu u interesua për gjendjen shëndetësore të ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila u lëndua në këtë aksident si dhe gjendjen e të lënduarëve të tjerë. Mustafa u ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur fillojnë të përkeqësohen kushtet atmosferike si dhe të respektohen rregullat e qarkullimit në trafik. “Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese dhe e dhimbshme jo vetëm për MPB-në por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”. “Prandaj menjëherë kam kërkuar një mobilizim dhe qasje më gjithëpërfshirëse nga të gjithë akterët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë