Ministri i PJ të Malit të Zi: Çështja e Demarkacionit për ne ka përfunduar NULL NULL 22.09.2017 13:43 22.09.2017 13:43 Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, është pyetur në një emision televiziv rreth demarkacionit me Kosovën dhe faktit se kryeministri i ri kosovar, Ramush Haradinaj, ka ngarkuar komision të ri për këtë çështje. Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi është pyetur nga Klan Kosova rreth kësaj çështje ditë më parë dhe ata janë përgjigjur duke na adresuar drejt kësaj interviste ku ministri malazias ishte pyetur për shkarkimin e komisionit kosovar për kufirin nga Haradinaj. Ai ka deklaruar se për Malin e Zi tashmë kjo temë ka përfunduar. “Mali i Zi këtë çështje e ka zgjidhur. Ne kemi hyrë në një proces serioz të demarkimit me Kosovën dhe nënshkrimi i marrëveshjes ishte bërë në kuadër të Procesit të Berlinit , që ishte rezultat i punës së komisioneve ndërkombëtare dhe për të cilin u pajtuan pala malazeze dhe ajo kosovare”, ka thënë Darmanoviq. “Mali i Zi, disa muaj më vonë, më 2015, e ratifikoi marrëveshjen në mirëbesim dhe për ne ky proces ka mbaruar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024