Ministri i Kulturës dhe Sportit ngushëllon familjen Sinani NULL NULL 23.06.2018 12:35 23.06.2018 12:35 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ngushëlluar familjen Sinani pas vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani, njofton Klan Kosova. Më poshtë shkrimi i plotë: Lajmin për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani e morëm të shtangur dhe të pikëlluar. Basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës. Gazmendi shquhej si një basketbollist shume luftarak, gjë për të cilën Kombëtarja jone e basketbollit do të jetë e hendikepuar me humbjen e tij. Gazi përveç angazhimit të tij në disa klube kosovare, ka qene pjese edhe e formacioneve të klubeve të shteteve mike, respektivisht te shtetit turk. Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime familjes së Gazit, miqve, kolegëve të tij dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës. Gjithashtu, shërim të shpejt dhe rikthim ne parket iu dëshiroj kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike për të gjithë ne. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.