23:12, 20 Prill 2017

Ministri i Punëve të Brendshme në Francë, Bruno Le Roux, ka konfirmuar vdekjen e një polici përderisa ka thënë që dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris.

Sulmuesi, që kishte për objektiv policinë, ka shtënë me armë automatike ndërsa policët në afërsi kanë reaguar duke shtënë mbi sulmuesin dhe e kanë vrarë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Champs-Elysees është mbyllur.

Afërsisht 30 minuta pas kësaj janë dëgjuar edhe disa të shtëna tjera në afërsi të Champs-Elysees.

Roux gjithashtu ka bërë të ditur që prokuroria ka nisur hetimet mbi këto të shtëna, përderisa ka thënë që janë në kërkim të një apo më shumë bashkëpunëtorëve të sulmuesit.

Kjo ngjarje po trajtohet si sulm terrorist, ndërsa Franca ka qenë cak i sulmeve terroriste edhe më parë.

Interesante