Ministri i Brendshëm i Shqipërisë me libër se si të mposhtet ISIS-i NULL NULL 27.07.2017 23:04 27.07.2017 23:04 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj prezantoi librin e tij, “Ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik”. Ky libër sjell një analizë të detajuar të Al Qaedës, ISIS-it dhe grupeve të përfshira në konflikt, që demostruan dhe përdorën terrorizmin në Irak. Në fjalën e tij, Demiraj tha se libri pasqyron përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, britanike dhe policisë, kundër kryengritjes Sunni, si dhe përballjen në tre vitet e fundit të SHBA-ve dhe Rusisë, në luftën kundër Shtetit Islamik, shkruan Top Channel. Në studimin e Demirajt janë përshkruar me detaje sulmet terroriste, vrasjet makabre të ISIS-it, sulmet me makina bombë të improvizuara kundër popullsisë. Ai sjell propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kryetari i Kamenicës: Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk po trajton kërkesat për anëtarësim të komunve në veri 2 minuta më parë
Ekonomi Banka Botërore e miraton kredinë në vlerë prej 90 milionë eurosh për Kosovën 17 minuta më parë