16:47, 10 Gusht 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.

Hasani e informoi ambasadoren Stjernvall për punët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për projektet që janë duke u realizuar dhe klimën e biznesit në Kosovë.

Po ashtu ministri e njoftoi ambasadoren për mbështetjen e ndërmarrjeve qëështë duke iu bërë për ta ndryshuar bilancin tregtar.

Hasani tha se janë duke u punuar shumë edhe në fushatë e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit, që janë parakushte për tëeksportuar në tregun evropian.

Ambasadorja finlandeze shprehu gatishmërinë për të vazhduar kooperimin dhe bashkëpunimin me ministrin Hasani në fushatë ku vlerësohet si më e nevojshme.

Ajo tha se në Kosovë i ka bërë përshtypje rinia, e që sipas saj, shumë vende të tjera nuk e kanë, transmeton Klan Kosova.