13:24, 11 Korrik 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ministri u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm.

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz”.

” I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ndër të tjera Gashi.

Ai i ka ofruar këngëtares mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.