Minatorët ”rrethojnë” Ramën: Do nisim grevën NULL NULL 13.06.2018 11:25 13.06.2018 11:25 Para një jave paralajmëruan se do të nisin grevën dhe ashtu po rezulton. Minatorët janë sërish në protestë përballë Kryeministrisë, nga ku shprehen se nuk do të lëvizin. Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të miratojë që sot statusin e minatorit ndërsa e kanë akuzuar për mashtrim dhe për mosmbajtje të premtimit. Ata kërkojnë miratimin e statustit të minatorit – një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në vitin 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet, shkruan Koha Jonë. Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohen kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit si dhe prioritet në politikat sociale siç është ajo e strehimit. Javën e kaluar u zhvillua një protestë e ngjashme nga minatorët por pavarësisht vendimit të tyre për të mos u tërhequr nga kërkesa për statusin, Qeveria nuk ka reaguar ende. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 29 minuta më parë