Milo i pakënaqur me Edi Ramën NULL NULL 05.08.2015 09:48 05.08.2015 09:48 Dihet që kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është i pakënaqur me mënyrën se si është zbatuar marrëveshja e tyre me Partinë Socialiste. Ai thotë se PS u ka dhënë vetëm thërrime, nja dy drejtori që po shkrihen. Duke folur për GSH, Milo shpreson që PS dhe Rama të mos e menderosin sërish me PDS-në tani pas zgjedhjeve. “Këtë herë do ishte e tepërt ta bënin për herë të dytë, sepse mendoj se një fjalë që kam përdorur kur nisëm negociatat për zgjedhjet vendore që deri në atë kohë e kishin (më fal për shprehjen) dhjerë, në marrëdhënie me ne, frazë që e kam përdorur në takimin zyrtar, nuk besoj se do e dhjesin për herë të dytë”. I pyetur për punën e qeverisë, Milo thotë se ajo nuk ka personalitete. “Qeveria e PD ka vepruar si një repart ushtarak, që ka një komandant, të cilit nuk i bëhet fjala dysh dhe që nuk guxon askush që t’i bëjë qoftë edhe vërejtjen më të vogël”./Mapo.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 11 minuta më parë