“Millosheviqi meriton një monument në Beograd” NULL NULL 13.03.2018 13:44 13.03.2018 13:44 Kreu i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Gjorgje Komlenski, dënoi ashpër akuzat e organizatave të caktuara politike që nëse do të ngrihej një monument për Slobodan Millosheviqin, i njëjti menjëherë do të shkatërrohej. Komlenski thotë se ata dogjën dhe plaçkitën Parlamentin e Serbisë dhe shkatërruan rrugët e Beogradit më 5 tetor, sot sërish do të digjnin dhe shkatërronin, por sipas tij ata duhet të kuptojnë se Serbia tani është një shtet serioz e i rregulluar ku 5 tetori nuk do të përsëritet. Ditë më parë grupi i qytetarëve serbë “Liria” ka paraqitur nismën e tyre për ngritjen e një monumenti për ish presidentit serb Slobodan Milosheviq në Beograd. Ky grup ka dorëzuar kërkesën e tyre në Kuvendin Komunal, në Drejtorinë për Monumente dhe Emra të Rrugëve dhe Shesheve të Beogradit, si dhe në Presidencë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024