19:41, 16 Prill 2018

Deputetja nga VV-ja, Drita Millaku, gjatë seancës ku po diskutohej për projektligjin për gjykatat, pati një përplasje me kryekuvendarin Kadri Veseli.

Millaku iu drejtua Veselit duke i thënë se në çdo situatë jashtë kontrolli në kuvend ke treguar “fytyrën tënde”, duke iu referuar sharjeve gjatë seancës për demarkacionin.

“Jo që kam diçka konkrete me ty, nuk lejojmë me na sha familjarët. Shyqyr Zotit që nuk të kam dëgju kur na i ke sha krejtve robtë e shtëpisë këtu, se qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti. E ke tregu fytyrën tane sa herë ka pasë situata të tilla”.

Veseli replikoi me Millakun duke i thene se nuk ka asgjë direkt me të.

Këto deklarata të deputetes Millaku kanë ardhurpasi gjatë seancës kur është hedhur gaz lotsjellës, javë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli pasi kishte bërë thirrje që punimet të ndërprehen ai edhe kishte sharë.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri mbrojti deputeten Millaku dhe kërkoi nga Veseli t’u kërkonte falje grave deputete.

Interesante